RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Heqja e fusnotës, Haxhiu: Hap i shumëpritur për Republikën e Kosovës

heqja-e-fusnotes,-haxhiu:-hap-i-shumepritur-per-republiken-e-kosoves

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi i fusnotës krahas emrit të Kosovës, si Kosovo.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar.

“Vendimi i Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit tonë, pra si “Kosovo*”, është një zhvillim shumë i mirë dhe i shumëpritur.
Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu.

Related posts

Kryetarja i GJNP-së, Akane, zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Irfan Jahiu

Raportimet për sigurimin e 300 dronëve, Kuba i drejtohet SHBA-së: Nëse na sulmoni, do vetëmbrohemi

admin

Hunter Biden përballet me akuza federale për armë

admin