RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

konfiskohen-aparate-te-lojerave-te-fatit,-mbyllet-nje-lokal-ne-malisheve

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Krasniqi ka bërë të ditur se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që po ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit.

Krasniqi ka bërë të ditur se Policia ka konfiskuar aparatë për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin. Ai po ashtu ka njoftuar se lokali është mbyllur nga Inspektorati Komunal.

“Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë.Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë të ditur se inspektorët komunal kanë ndërmarrë veprime pas zbulimit të një lokali që po ushtronte veprimtari ilegale të lojërave të fatit. Sipas tij, rasti u identifikua nga Policia e Malishevës, e cila konstatoi se në lokal po përdoreshin aparate për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.Në bashkëpunim me Policinë, Inspektorati Komunal ka njoftuar edhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) si dhe Doganën e Kosovës. Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur nga Inspektorati Komunal deri në procedurat e mëtejshme ligjore”, ka njoftuar Krasniqi.

Related posts

Lista Serbe: Targat “KM” do të funksionojnë edhe kur t’u skadojë afati

admin

Instagrami mbetet i bllokuar në Turqi, nuk ka përparime në bisedime

Muhamet Ramadani

Princi i kurorës së Jordanisë, Al Hussein martohet me arkitekten saudite Rajwa Al Saif

admin