44-vjeçari përballet me një betejë të vështirë për të udhëhequr Partinë Laburiste në pushtet drejt fitores në zgjedhjet e tetorit mes inflacionit në rritje dhe një recesioni të afërt.
Udhëheqësi i Partisë Laburiste Chris Hipkins është betuar si kryeministër i ri i Zelandës së Re pas dorëheqjes së papritur javën e kaluar të Jacinda Ardern.
Hipkins zyrtarisht mori detyrën përballë guvernatorit të përgjithshëm të Zelandës së Re – përfaqësuesit të mbretit Charles të Mbretërisë së Bashkuar, i cili është kreu i shtetit të vendit – në kryeqytetin, Wellington.
“Ky është privilegji dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime”, tha Hipkins më pas.
“Jam energjik dhe i emocionuar nga sfidat përpara.”
44-vjeçari, i cili më parë udhëhoqi vendin gjatë pandemisë COVID-19, u zgjodh në krye të partisë të dielën pasi Ardern njoftoi se do të largohej.
Ish kryeminstrja Jacinda Ardern u vlerësua gjerësisht për mënyrën se si ajo përkrahu komunitetin musliman të Zelandës së Re pas një sulmi supremacist të bardhë në vitin 2019 që vrau 51 njerëz në dy xhami në qytetin e Christchurch. Kryeministrja i quajti me shpejtësi sulmet “terrorizëm” dhe veshi një hixhab ndërsa u takua me komunitetin musliman një ditë pas sulmit, duke u thënë atyre se i gjithë vendi ishte “i bashkuar në pikëllim”. /mesazhi