Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka shkruar në Twitter lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e aplikimit të masave të reciprocitetit për targa e dokumente ndaj Serbisë që erdhi pas një takimi të krerëve të shtetit me të.
Hovenier në reagimin e tij në Twitter e ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të masave të reciprocitetit, por ka deklaruar se janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
Gjithashtu, ai shprehet se veprimet dhe vendimet ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.
“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, tha Hovenier.
Qeveria ka vendosur që të shtyej aplikimin e këtyre masave për deri më 1 shtator, nga 1 gushti kur ishin planifikuar të hynin në fuqi.