RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hysni Gucati vjen në Kosovë

hysni-gucati-vjen-ne-kosove

Ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur të premten në Kosovë.

Lajmin për Kohën e ka konfirmuar Michael Doyle nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se me vendim të Kolegjit të Apelit, është menaxhuar një vizitë për Gucatin për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Kolegji i Apelit ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për Hysni Gucatin, për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim dhe në paraburgim të Dhomës së Specializuar”, ka thënë Doyle.

Mësohet se nëna e Gucatit është e shtrirë në QKUK dhe kjo është arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.

Hysni Gucati, ishte në Kosovë edhe pak ditë pasi atij i vdiq babai, Avdullah Gucati, më 27 maj 2022.

Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.

Related posts

Lajçak: Me Kurtin biseduam për veriun dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

Muhamet Ramadani

Greva në arsim, Jasharaj: I mbetet anëtarësisë të vendosë se çka do të ndodhë në javën e ardhshme

admin

Partitë e Groenlandës kundërshtojnë planet e Trump: S’duam të jemi amerikanë, as danezë!

admin