RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKShPK: Bien vlerat e manganit në Liqenin e Badocit, uji i gatshëm për pije

ikshpk:-bien-vlerat-e-manganit-ne-liqenin-e-badocit,-uji-i-gatshem-per-pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se uji i Liqenit të Badocit është i gatshëm për pije, pasi që kanë rënë vlerat e manganit, që ishin të pranishme në ujë tash e disa javë.

IKShPK thotë se vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës rezultojnë brenda standardeve të parapara për konsum nga njeriu.

“Për t’u shpallur uji higjienik dhe i sigurt për pije në zonën e furnizimit nga fabrika e Badovcit, në laboratorët e IKSHPK-së, Laboratori i parametrave bazik ku testohet Mangani si parametër indikues dhe Laboratori analitik-ICPMS ku testohet mangani si metal i rëndë, sipas procedurave standarde janë kryer tri matje të njëpasnjëshme në tri ditët e fundit: Më datën 17 nëntor: 0.025-0.05 mg/litër, më datën 18 nëntor: 0.010-0.031 mg/ litër, më datën 19 nëntor: 0.017-0.037 mg/ litër”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furnizuara nga Liqeni i Badovcit gjegjësisht – Fabrika në Badovc i plotëson kriteret të parapara për konsum.

“Bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furrnizuara nga Liqeni i Badovcit gjegjësisht – Fabrika në Badovc i plotëson kriteret të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”(vlerat referente të Manganit 50 µg/L (0.05 mg/L). Nga sot vazhdon monitorimi i rregullt si aktivitet themelor i Qendrës së ujit brenda IKSHPK-së”

Related posts

Komandanti i KFOR-it: Në Zveçan ka pasur profesionistë, të cilët me dashje kanë nxitur turmën

admin

Maliqi për ngjarjet në veri: Qëllimi ishte të inskenohej masakër për ta akuzuar Policinë e Kosovës

admin

Nju Jork, dënim me burg për shitje të sekreteve tregtare Kinës

admin