RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Në Gaza po ndodhë procesi i kolonizimit i shndërruar në gjenocid”

“ne-gaza-po-ndodhe-procesi-i-kolonizimit-i-shnderruar-ne-gjenocid”

Gazetari dhe shkrimtari irlandez, David Cronin, veprimet e Izraelit në Gaza i ka cilësuar si “procesi i kolonizimit i shndërruar në gjenocid”.

Gazetari dhe shkrimtari Cronin një nga redaktorët e faqes së internetit “Electronic Intifada” i cili njihet me librat e tij lidhur me çështjen izraelito-palestineze në një prononcim për Anadolu foli për pushtimin e Izraelit në Gaza dhe sulmet kundër civilëve.

“Situatën e shoh si një luftë në cilësinë e gjenocidit që Izraeli zhvillon kundër 2.3 milionë njerëzve që jetojnë në Rripin e Gazës. Situata në Gaza nuk filloi më 7 tetor. Ky është një proces kolonizimi që filloi në fillim të shekullit 20, të sponsorizuar nga Britania e Madhe, fuqia kryesore imperialiste e asaj periudhe, që vazhdon deri më sot dhe e cila tashmë është një proces shumë i shëmtuar, kolonizimi i shndërruar në gjenocid”, tha Cronin.

Ai theksoi se “Ky nuk është veprim për vetëmbrojtje. Forcat ushtarake që pushtojnë tokat e një populli tjetër, siç është Izraeli, nuk kanë të drejta, ato kanë përgjegjësi”.

“Pushtimi izraelit në territoret palestineze vazhdon që nga viti 1967. Sipas ligjit ndërkombëtar, çdo pushtim duhet të jetë i përkohshëm në natyrë. Është e qartë se ky pushtim nuk është i përkohshëm. Izraeli shkel ligjin ndërkombëtar çdo ditë të javës. Prandaj mendoj se është absolutisht qesharake që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e paraqesin si veprim për vetëmbrojtje atë që po ndodh aktualisht në Gaza”, tha Cronin.

– “Qëndrimi i Von der Leyen absolutisht i turpshëm”

Lidhur me qëndrimin e BE-së dhe vendeve anëtare, Cronin tha: “Mendoj se është rëndësishme të nënvizohet se të gjithë institucionet dhe qeveritë në BE janë në solidaritet me Izraelin, pra me shtypësin dhe pushtuesin”.

“Veprimet gjenocidale të Izraelit e kanë vendosur në tmerr të madh opinionin publik evropian”, theksoi Cronin, i cili shtoi se kjo situatë edhe pse në përmasa të vogla ka filluar të reflektohet dalëngadalë në retorikat e qeverive.

Ai kritikon edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell të cilët në Lindjen e Mesme po zhvillojnë diplomaci me temë Gazën.

“Qëndrimi i presidentes së KE-së, Von der Leyen është absolutisht i turpshëm”, tha Cronin i cili duke rikujtuar se Von der Leyen pas një kohe të shkurtër nga 7 tetori vizitoi Izraelin tha: “Madje vizitoi edhe COGAT (Njësia për koordinimin e aktiviteteve qeveritare në territoret palestineze të lidhur me ushtrinë izraelite) që është institucioni kryesor përgjegjës për menaxhimin e pushtimit në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Dhe ofroi mbështetjen e saj të plotë për ata”.

Pasi vuri theksin se Von der Leyen nuk flet në emër të popullit të Evropës, Cronin tha: “Mburret për katërfishimin e ndihmave humanitare për palestinezët kohët e fundit, gjë që nuk mund as ta kompensojë të vërtetën që shpreh solidaritetin e plotë të saj me gjenocidin. Një ditë do t‘i jepni Izraelit çek të bardhë (rrugë) të kryejë gjenocid, ndërsa të nesërmen do të kërkoni hyrjen e disa kamionëve me ndihma për Gazën. Me të vërtetë nuk kanë kuptim”.

– “Borrell në duart e tij ka gjakun e fëmijëve palestinezë”

Lidhur me Borrell, Cronin thotë: “Flet për të ashtuquajturat mburoja njerëzore, pretendon se Hamasi po përdor njerëzit nëpër spitale dhe civilët e tjerë në Gaza si mburojë njerëzore. Kjo i jep një justifikim efektiv Izraelit që të vrasë kë dëshiron në Gaza. Për këtë arsye do të shkojë aq larg sa të them se edhe ai ka në duart e tij gjakun e fëmijëve palestinezë”.

– “Hamasi një organizatë rezistence”

“Hamasi është një organizatë rezistence. Palestinezët kanë të drejtën e rezistencës së njohur shumë herë nga OKB-ja. Unë personalisht jam pacifist. Nuk më pëlqen asnjë akt dhune, por mendoj se do të ishte jashtëzakonisht hipokrite për mua të ulesha në një studio komode në Bruksel dhe të ligjëroja për palestinezët. Nuk do ta bëj këtë. Unë mendoj se njerëzit që dënojnë palestinezët dhe që nuk dënojnë izraelitët janë pjesë e problemit”, thekson Cronin.

Related posts

Shefi i NATO-s: Dërgimi i më shumë armëve në Ukrainë, rruga e vetme drejt paqes së negociuar

admin

IKSHPK bën apel të vlohet uji për pije: Masë e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike

admin

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, presidenti Begaj: Paqja e qëndrueshme nuk realizohet pa pjesëmarrje të barabartë gjinore në vendimmarrje

admin