RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Imami i Qabes qau gjatë lutjes për Turqinë dhe Sirinë

imami-i-qabes-qau-gjate-lutjes-per-turqine-dhe-sirine

Gjatë lutjes për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, imami i Qabesë, Sheikh Salih bin Abdullah el-Humeyd, nuk mundi t’i mbante lotët teksa u lut për viktimat e fatkeqësisë së 6 shkurtit, raporton Anadolu.

Në lutjen gjatë hutbes si pjesë e namazit të djeshëm të xhumasë në Mesxhidul Haram në Mekë të Arabisë Saudite, imami i Qabes, Sheikh Humejd, me lot në sy u lut për mëshirën e Zotit dhe ndihmë për të prekurit e tërmetit, para mijëra besimtarëve.

Në Mesxhidul Haram, i cili është vendi më i shenjtë për muslimanët dhe kibla e tyre, vendi drejt të cilit ata kthehen në namaz, namazin e detyrueshëm pesë herë në ditë, imami i Qabes uroi shërim të shpejtë për të lënduarit dhe mëshirën e Zotit për viktimat.

Mijëra besimtarë u mblodhën në lutje në xhaminë Mesxhidi al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët në Kudsin Lindor në Palestinë.

Related posts

Osmani: Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë që t’i respektojë obligimet që i ka marrë nga Ohri

rezart morina

Pas rritjes së tensioneve, liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit takohen në Bruksel

rezart morina

Për herë të parë nga paslufta, Policia e Kosovës filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë

admin