Infermierët në Angli po bëhen gati për protesta. Sindikata ka thirrur votimet nëse janë dakord me këtë masë, ndërsa rezultatet pritet të dalin më 2 nëntor. Sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mbështet protestën e infermierëve.
Rreth 300 mijë punjonjës së stafeve mjekësore në Angli do t’u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre nëse do të bëjnë grevë për pagat dhe kushtet, apo jo.
Sindikatat kanët thërritur të gjithë infermierët dhe punonjësit e tjerë që të shprehen për pakënaqësitë e tyre dhe apelojnë qeverinë që të plotësojë kushtet e tyre.
Ndërsa vendi ka inflacion për shkak të luftës në Ukrainë dhe pandemisë së Koronavirusit, infermierët kërkojnë që të kenë rritje reale rroge dhe të merren masa për largimin e shumë vetëve nga shërbimi mjekësor.
Edhe më herët, sindikalistët anglezë kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e stafeve, punën me orare të zgjatura dhe rrogat e pakënaqshme.
Një sondazh i kryer nga “YouGov” tregoi se infermierët kanë mbështetje nga dy të tretat e publikut nëse ndërmarrin një grevë, ndërsa tre të katërtat e të anketuarve thanë se ka shumë pak infermierë për të ofruar kujdes të sigurt shëndetësor në Angli. /oranews