RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani goditet nga një tërmet 5,6 ballësh

irani-goditet-nga-nje-termet-5,6-ballesh

Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi qytetin Khoy në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor, afër kufirit me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) përmes një njoftimi në faqen e internetit bëri të ditur se tërmeti goditi rajonin në orën 03:21 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe u ndje në provincat juglindore të Turqisë Van dhe Hakkari.

Deri më tani raportohet se janë plagosur 276 persona.

Irani ndodhet në një zonë aktive sizmike dhe ka regjistruar shumë tërmete katastrofike në të kaluarën.

Tërmeti më shkatërrues që ka goditur vendin në historinë e fundit ndodhi në vitin 2013, kur të paktën 34.000 njerëz vdiqën në qyt

Related posts

FSK e gatshme të marrë pjesë në ngjarjen kryesore të ushtrisë britanike

Muhamet Ramadani

SHBA njofton 85 milionë dollarë ndihmë për Turqinë e Sirinë – VIDEO

admin

Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, humbin jetën 38 persona! Vijojnë kërkimet për rreth 100 të zhdukur

admin