RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli mbyll për 3 ditë territoret palestineze me rastin e “Ditës së Pavarësisë”

izraeli-mbyll-per-3-dite-territoret-palestineze-me-rastin-e-“dites-se-pavaresise”

Ushtria izraelite njoftoi se ka vendosur të mbyllë të gjitha hyrjet dhe daljet në territoret palestineze për një periudhë treditore që nga 24 prilli, me rastin e “Ditës së Përkujtimit” dhe “Ditës së Pavarësisë”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë e ushtrisë izraelite në Twitter, theksohet se vendimi është marrë në përputhje me vlerësimet e situatës së sigurisë dhe urdhrat e qeverisë izraelite.

Mbylljet gjatë Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë do të mbulojnë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Mbyllja do të hyjë në fuqi nga e hëna, 24 prill.

Në deklaratë theksohet se gjatë mbylljes, kalimet për raste humanitare, mjekësore dhe të jashtëzakonshme do të lejohen vetëm pas miratimit të Koordinatorit të Aktiviteteve në Territoret Palestineze pranë Qeverisë Izraelite.

Dita e Përkujtimit, e shënuar nga Izraeli për të përkujtuar ushtarët e vdekur në luftërat e tij, bie më 25 prill të këtij viti sipas kalendarit hebraik. Ndërkaq, Dita e Pavarësisë, në të cilën mbahen aktivitete me rastin e ditës së themelimit të Izraelit, përkon me 26 prillin.

Related posts

BQK-ja thotë se faza e trancizionit për dinarin s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj

rezart morina

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga Ukraina

admin

TikTok mund të ndalohet në Amerikë, çfarë thuhet në paketën e politikës së jashtme të miratuar nga SHBA

admin