RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jemen, rebelët Houthi njoftojnë marrëveshje të re me qeverinë për shkëmbimin e të burgosurve – VIDEO

jemen,-rebelet-houthi-njoftojne-marreveshje-te-re-me-qeverine-per-shkembimin-e-te-burgosurve-–-video

Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan një marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve të dielën me qeverinë jemenase, transmeton Anadolu.

Zhvillimi erdhi menjëherë pasi dy palët rivalë përfunduan shkëmbimin e rreth 900 të burgosurve.

“Një marrëveshje e ardhshme do të përfshijë lirimin e 700 robërve në këmbim të 700 të burgosurve nga pala tjetër”, tha Abdul-Qader al-Mortada, kreu i komitetit të rebelëve Houthi për çështjet e të burgosurve, në një konferencë shtypi në kryeqytetin Sana.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj në lidhje me datën e shkëmbimit të planifikuar.

Po ashtu, nuk ka pasur asnjë konfirmim deri më tani nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).

Shkëmbimi i të burgosurve me rebelët Houthi është një dritë shprese për paqe gjithëpërfshirëse në vend, ka thënë nga ana tjetër presidenti i Këshillit Drejtues Presidencial të Jemenit (PLC), Rashad al-Alimi.

Alimi ka vënë në dukje se qindra të burgosur tashmë janë ribashkuar me të dashurit e tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë për lirimin e të burgosurve të tjerë nga burgjet e rebelëve.

Më 20 mars, në përfundim të konsultimeve të mbajtura në Zvicër, qeveria e Jemenit njoftoi një marrëveshje me grupin Houthi për lirimin e 887 të burgosurve dhe të rrëmbyerve nga të dyja palët.

Vitin e kaluar, qeveria e Jemenit dhe rebelët Houthi nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për lirimin e 2 mijë të burgosurve, por lirimi i tyre u ndërpre pas akuzave të ndërsjella për shkelje të marrëveshjes.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Related posts

Qyteti italian po vlon nga mushkonjat

admin

Rusi, të paktën 8 persona humbën je’tën në një zj’arr në rajonin e Moskës

RTI

Ministri i Jashtëm turk do të vizitojë Irakun

admin