RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kamberi kërkon ndryshimin e Ligjit për pakicat, flamuri kombëtar të përdorët lirshëm

kamberi-kerkon-ndryshimin-e-ligjit-per-pakicat,-flamuri-kombetar-te-perdoret-lirshem

Shaip Kamberi deputet në Kuvendin e Serbisë, ka dorëzuar propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Ai ka kërkuar që të ndryshohet neni 14, alinea 2 që ka të bëjë me përdorimin e simboleve kombëtare.

Kamberi i cili është deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, përmes një postimi në Facebooka ka bërë të ditur se ka kërkuar ndryshimin e plotë të këti neni dhe lejimin e simboleve kombëtare gjatë tërë vitit në institucione dhe komunat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare.

“Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Neni 14, alinea 2 e këtij Ligji ndalon përdorimin e simboleve kombëtare “nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër”. Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimin e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komumat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare”, ka shkruar ai, raporton teve1.info.

Kamberi ka bërë të ditur se në propozimin e tij ka kërkaur që në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5% të strukturës etnike, me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale.

Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji siç ka njoftuar ai e kanë përkrahur edhe deputet, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic nga SDA e Sanxhakut dhe deputeti i pavarur Aleksandar Olenik.

Related posts

Projektligji për Trustin shqyrtohet sot në Komisionin për Buxhet

admin

Sulmi me 40 të vrarë në Moskë, reagon Kremlini: Presidenti Putin po merr të gjitha informacionet, ka dhënë urdhër që…

admin

Presidenti gjerman: Askush nuk mund të premtojë se RMV do të hyjë në BE në vitin 2030 – VIDEO

admin