RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanada, një polic dhe një person tjetër plagosen në një sulm me armë zjarri para një sinagoge

kanada,-nje-polic-dhe-nje-person-tjeter-plagosen-ne-nje-sulm-me-arme-zjarri-para-nje-sinagoge

Një polic dhe një person tjetër u plagosën të dielën në një sulm me armë zjarri jashtë një sinagoge në Belleville të Ontarios, Kanada, ndërsa anëtarët e komunitetit hebraik ishin mbledhur për Yom Kippur, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.

Sipas Policisë së Belleville, polici u përball me një person pranë Bleecker Avenue dhe Victoria Avenue rreth orës 19:00 sipas kohës lokale. Të dy u dërguan në spital për trajtim. Gjendja e policit nuk ishte bërë menjëherë e ditur.

Incidenti ndodhi jashtë sinagogës Sons of Jacob. Njësia e Posaçme e Hetimeve e Ontarios, një agjenci e pavarur civile e zbatimit të ligjit, po heton rastin.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, dënoi sulmin me armë zjarri dhe shprehu mbështetjen e tij për policin e plagosur dhe pjesëtarët e tjerë të shërbimeve të emergjencës, sipas një deklarate të cituar nga ABC News.

Related posts

Von der Leyen: Refugjatët ukrainas do të lejohen të qëndrojnë më tej në BE

admin

Ramazani në Gaza, palestinezët bëjnë iftar mes rrënojave dhe shpresës

Irfan Jahiu

Serbët nisin festimin e Vidovdanit në Graçanicë

Muhamet Ramadani