RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Karagiannidis: Vala e infeksioneve dimërore ka arritur kulmin

karagiannidis:-vala-e-infeksioneve-dimerore-ka-arritur-kulmin

Një rritje e infeksioneve të frymëmarrjes në Gjermani ka arritur kulmin e saj, sipas ekspertit të lartë mjekësor Christian Karagiannidis, kreu i Shoqatës Gjermane për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv dhe Mjekësinë Emergjente.

“Ne aktualisht e dimë se vala shumë e fortë e infeksioneve sapo ka arritur kulmin e saj dhe shpresojmë se numri i infeksioneve do të ulet në ditët në vijim”, i deklaroi Karagiannidis grupit mediatik Redaktionsnetzwerk Deutschland.

Ai vuri në dukje se tashmë kishte shenja të një rënieje të lehtë të infeksioneve të virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV) dhe sëmundjeve të tjera infektive.

Megjithatë, Karagiannidis paralajmëroi për pengesa të mundshme në disa spitale rajonale për Vitin e Ri. Për këtë ai u bëri thirrje njerëzve që të përmbahen nga fishekzjarrët e Vitit të Ri, për shkak të rrezikut të lëndimit. /atsh

Related posts

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 21-vjeçaren në Ferizaj

admin

Dy adoleshentë palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor; një gazetar i vrarë nga droni në Gaza

RTI

Kina: Realizimi i armëpushimit në Gaza mbetet “prioritet absolut”

Muhamet Ramadani