RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kenia njeh pasaportat e Kosovës

kenia-njeh-pasaportat-e-kosoves

Republika e Kenias ka vendosur që t’i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës.

Kështu ka njoftuar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë në këtë vend.

Pacolli ka shkruar se ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian dhe e ka konsideruar si fillim të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, Ëilliam Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, ka shkruar Pacolli.

Related posts

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e dy hajnave

admin

Mrekulli tjetër në Turqi: Foshnja 6-muajshe nxirret gjallë nga rrënojat 82 orë pas tërmeteve

admin

Shpërthen makina e një shqiptari në Berlin, çfarë dyshojnë autoritetet

admin