RTV AHIRETI
Lajme

KFOR-i vazhdon patrullimin për të garantuar sigurinë në veri të Kosovës

kfor-i-vazhdon-patrullimin-per-te-garantuar-sigurine-ne-veri-te-kosoves

Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) vazhdon të ofrojë siguri në Kosovë me patrullimet e saj tokësore dhe ajrore pas tensioneve në veri të Kosovës në javët e fundit, raporton Anadolu.

Në kuadër një turneu mediatik të organizuar nga KFOR-i, gazetarët vëzhguan aktivitete të patrullimit të kryer nga ushtarët e Zvicrës dhe Kroacisë me helikopter dhe ushtarët italianë nga toka, si dhe kapacitetin e kësaj force për të ndërhyrë në një tension të mundshëm në vend.

Gazetarët janë bërë dëshmitarë se KFOR-i, me rreth 4 mijë e 500 ushtarë nga 27 vende, është i gatshëm t’i përgjigjet shpejt një tensioni të mundshëm.

Pas tensioneve të fundit në Kosovë, Batalioni i Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, i cili ishte dislokuar në Kosovë si “njësi vigjilence” me kërkesë të NATO-s, në kuadër të turit mediatik ka dhënë një deklaratë për gazetarët.

Komandanti i këtij batalioni, Fatih Perk, tha se për këtë detyrë krahas aktiviteteve të tyre shtëpiake janë përgatitur prej rreth 3 vitesh.

“Detyra jonë këtu është që të kryejmë aktivitetet tona në drejtim të sigurimit të paqes dhe qetësisë në rajon duke i trajtuar të gjitha palët dhe elementët në mënyrë të barabartë”, tha Perk.

David Anglese, komandanti i njësisë italiane, i cili më 29 maj shërbeu në tensionet që ndodhën në veri të Kosovës në Zveçan dhe rezultuan me plagosjen e 30 ushtarëve të KFOR-it, deklaroi se falë përkushtimit të ushtarëve të KFOR-it ata arritën të parandalonin një situatë që mund të çonte në përplasje shumë më të rënda.

Related posts

Shkoi në banesën e fqinjit për t’u larë në pishinë, por trupi i saj u gjet i pajetë në rrugë! Protesta të dhunshme në Meksikë pas vrasjes së 8-vjeçares, policia injoroi lutjet e nënës së saj për ndihmë

admin

Liga Arabe dënon ‘krimet’ e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa

admin

Putin diskuton me kryeministrin indian për BRICS dhe Ukrainën

admin6