Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) muajin e ardhshëm do të mbajnë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës thuhet se stërvitja Mburoja e Skifterit 2023 (Falcon Shield-2023) do të mbahet në provincën veriperëndimore kineze Xinjiang.
“Kjo është stërvitja e parë e përbashkët midis dy forcave ajrore, që synon të thellojë shkëmbimin dhe bashkëpunimin pragmatik midis dy ushtrive dhe të avancojë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.