RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina kufizon eksportin e dronëve për të parandaluar përdorimin e tyre në luftën Rusi-Ukrainë

kina-kufizon-eksportin-e-droneve-per-te-parandaluar-perdorimin-e-tyre-ne-luften-rusi-ukraine

Kina ka vendosur të kufizojë eksportin e mjeteve ajrore pa pilot (dron) me rreze të gjatë veprimi për shkak të rrezikut të përdorimit të tyre për qëllime ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Qeveria e presidentit të Kinës, Xi Jinping ka marrë vendim të kufizojë eksportin e dronëve pas lajmeve se të dy palët kanë përdorur dronët e prodhimit kinez për zbulim dhe sulme të mundshme në luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë nga Ministria kineze e Tregtisë thuhet se kontrollet e eksportit që do të pengojnë përdorimin e dronëve për “qëllime jo paqësore” do të fillojnë ditën e martë, ndërkohë që në lidhje me kufizimet nuk janë dhënë detaje.

“DJI”, zhvilluesi kryesor i dronëve në botë dhe në Kinë, në prill 2022 njoftoi se do të ndalin aktivitetet e tyre në Rusi dhe Ukrainë për të parandaluar përdorimin e tyre në luftë.

Related posts

Udhëheqësit e Ballkanit mbështesin Ukrainën dhe kërkojnë përkrahjen e BE-së për rajonin

admin

Osmani vazhdon vizitën edhe sot në Tiranë, kjo është agjenda

admin

Presidenti egjiptian Sisi diskuton me Macron përpjekjet për ar’mëpushim në Ga’za

admin