RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kolliteni vazhdimisht dhe ju ndalet fryma? Me këto ushtrime të frymëmarrjes rrisni kapacitetin e mushkërive

kolliteni-vazhdimisht-dhe-ju-ndalet-fryma?-me-keto-ushtrime-te-frymemarrjes-rrisni-kapacitetin-e-mushkerive

Nëse kolliteni dhe ndieni dhembje në mushkëri, ushtrimet e frymëmarrjes mund të ju ndihmojnë shumë

Pulmologu Michael J. Stephen zbulon përfitimet e frymëmarrjes së kontrolluar për shëndetin fizik dhe mendor nëpërmjet përvojës personale, si edhe shembullin e pacientëve me sëmundje të mushkërive siç janë sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (HOBP) dhe astma.

Nga pikëpamja fizike, thotë ai, është e dobishme frymëmarrja e ngadalshme dhe e thellë me bark, sepse aktivizon diafragmën dhe i mundëson trupit të absorbojë më shumë oksigjen.

Frymëmarrja me bark është baza e shumë teknikave të frymëmarrjes, sepse ndihmon në ruajtjen e ventilimit dhe balancës së perfuzionit, shkruan tg.

– Sapo të hyjë ajri në trupin tonë, gjaku patjetër duhet të jetë në vendin e duhur që të marrë oksigjenin. Në fund të diafragmës, për shkak të gravitacionit, qarkullimi është shumë më i mirë. Nëse nuk e përdorim diafragmën, bllokojmë rrjedhën e oksigjenit atje ku është perfuzioni (qarkullimi i gjakut) – shpjegon pulmologu.

Shikuar nga ana psikologjike, frymëmarrja e thellë stimulon nervin vagus duke dhënë një efekt qetësues.

– Truri ynë merr sinjalin që mund të qetësohemi. Marrim frymë ngadalë dhe thellë, gjë që do të thotë që çdo gjë është në rregull – thotë Stephen

Frymëmarrja e drejtë na jep përfitimet e përshkruara më sipër në një periudhë të shkurtër kohore. Gjëja kryesore është që ta bëni rregullisht atë.

Çdo ditë fillon me një minutë frymëmarrjeje të lehtë, të kontrolluar dhe se kjo kohëzgjatje gradualisht rritet me kalimin e kohës.

Nëse arrini t’i kushtoni 3 deri në 5 minuta çdo ditë këtij aktiviteti, së shpejti do të vini re një ndryshim të mirë.

Si të zgjidhni një praktikë të frymëmarrjes?

Një kërkim në internet do t’ju ofrojë një numër të madh praktikash të njohura të frymëmarrjes. Shumë prej tyre, për shembull, teknika “4-7-8”, konsistojnë në faktin se ju jepet një numër i caktuar sekondash për të marrë frymë, për të mbajtur frymën dhe për të nxjerrë frymën. Megjithatë, Stephen beson se këtu ju lehtë mund të improvizoni dhe përshtatni çdo teknikë për veten tuaj, bazuar në qëllimet dhe nevojat tuaja.

Një shembull i një skeme që mund të ndiqet:

Thithja – numri i parë – rrit nivelin e oksigjenit që hyn në trup. Nëse kërkoni një teknikë më energjike, mund ta zgjasni pak kohën.

Mbajtja e frymëmarrjes – numri i dytë – aktivizon diafragmën dhe nxit shkëmbimin e gazit. Nëse dëshironi të rrisni kapacitetin e mushkërive për ushtrime ose nëse vuani nga probleme të mushkërive, mund ta zgjasni pak kohën.

Dhe së fundi, nxjerrja – shifra e fundit – lëshon dyoksid karboni, një nënprodukt. Koha për këtë pjesë të ushtrimit është zakonisht e barabartë ose pak më e gjatë se koha e thithjes. Një rritje e lehtë do të rrisë relaksimin dhe detoksifikimin.

Vetë Stephen pohon se e fillon çdo mëngjes me teknikën e tij të personalizuar të frymëmarrjes 5-2-7, e cila e ndihmon të përqendrohet, të pastrojë mendjen dhe të ruajë shëndetin e mushkërive.

– Më së miri është ta bëj këtë në mëngjes, ndaj menjëherë pasi zgjohem i kushtoj 5 minuta ushtrimeve të frymëmarrjes dhe më pas bëj joga në mënyrë që të “përcaktohem” siç duhet për gjithë ditën – shprehet doktori.

Nëse ndihet i lodhur dhe ka nevojë për energji, thith dhe nxjerr me shpejtësi dhe energji ajrin që shërben si një lloj “filxhani kafeje”.

– Unë thith dhe nxjerr frymën për 30 sekonda, dhe pastaj kthehem në teknikën time të zakonshme 5-2-7 – shton Stephen.

Nëse keni nevojë për relaksim – ndoshta me një nxjerrje më të gjatë – mund ta bëni para gjumit. Avantazhi i teknikave të frymëmarrjes është se të gjitha ato mund të përshtaten individualisht me nevojat dhe kushtet personale.

Related posts

Pse nuk kemi dëshirë të ushtrojmë gjatë dimrit?

admin

Manastirliu takon Drejtorin e OBSH-së Dr. Tedros: Rritje e kapaciteteve dhe fuqizim i sistemit shëndetësor për përgatitjen ndaj emergjencave

rezart morina

Duhet apo jo ta ruajmë në frigorifer? Ekspertët tregojnë gabimin që kemi bërë deri më sot me shalqirin

rezart morina