RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët hebrenj bastisin xhaminë Al-Aksa në Vitin e Ri Hebraik – VIDEO

kolonet-hebrenj-bastisin-xhamine-al-aksa-ne-vitin-e-ri-hebraik-–-video

Përderisa kolonët fanatikë hebrenj bastisën Mesxhid Al-Aksa-n në mëngjes për shkak të “Rosh Hashanah”, ditën e parë të vitit sipas kalendarit hebraik, policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve që protestonin kundër bastisjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite shtoi praninë e saj në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar për shkak të festës hebreje “Rosh Hashanah”. Të rinjtë palestinezë u penguan të falnin namazin e sabahut në Mesxhidi Al-Aksa.

Duke hyrë në oborrin e Mesxhidi Al-Aksa-s menjëherë pas namazit të sabahut, policia izraelite rrethoi mesxhidin Kibla brenda xhamisë Al-Aksa dhe mbylli dyert e saj. Forcat izraelite, të cilët larguan me forcë disa palestinezë nga oborri i Mesxhidi Al-Aksa-s, ngritën barrikada në portat e Al-Aksa-s.

Më vonë, kolonët fanatikë hebrenj bastisën xhaminë Al-Aksa në grupe nën mbikëqyrjen e policisë izraelite. Ndërkohë, palestinezët brenda mesxhidit Kibla protestuan kundër bastisjeve të kolonëve hebrenj duke brohoritur tekbir dhe parulla.

Ndërhyrja e palestinezëve nga forcat izraelite

Grupet palestineze u mblodhën në porta të ndryshme të Al-Aksa-s dhe duke thirur tekbir vazhduan të protestojnë kundër bastisjeve të kolonëve hebrenj.

Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve që u mblodhën në zonën e qytetit të vjetër dhe protestuan kundër bastisjeve të kolonëve hebrenj në vendin e shenjtë.

Policia izraelite duke përdorur forcë ka bllokuar përfaqësuesit e mediave që po përpiqeshin të ndiqnin ngjarjet.

Sipas deklaratës së bërë nga policia izraelite, dy palestinezë u arrestuan për dyshimin se “u përpoqën të prishin rendin” gjatë ngjarjeve. Dëshmitarët okularë thanë se të paktën 6 palestinezë u arrestuan.

Sipas deklaratës me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, nga goditja e policisë izraelite janë lënduar 2 palestinezë.

Grupet fanatike të kolonëve hebrenj që festojnë Vitin e Ri, i cili filloi dje sipas kalendarit hebraik dhe do të festohet deri të martën: “Njëkohësisht me “Rosh Hashanah”, u bë thirrje për bastisje në Mesxhidi Al-Aksa. Grupet palestineze bënë thirrje për tubim në dhe rreth Mesxhidi Al-Aksa-s kundër bastisjes.

Kolonët hebrenj shtojnë bastisjet e tyre në Mesxhidi Al-Aksa gjatë festave fetare

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhidi Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, pa lejen e Administratës, hebrenjtë hyjnë në faltoren e shenjtë me vendim të njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thekson se sovraniteti i muslimanëve është shkelur. /aa

 

Related posts

“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve ishte kriter kyç”, Kurti thirrje BE-së: Hiqni masat ndaj Kosovës sa më parë

admin

Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

admin

Arabia Saudite dhe Kanadaja vendosin t’i rikthejnë marrëdhëniet e plota diplomatike

admin