RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisioneri i lartë i OKB-së thirrje Izraelit të “ndalë dhunën në Bregun Perëndimor”

komisioneri-i-larte-i-okb-se-thirrje-izraelit-te-“ndale-dhunen-ne-bregun-perendimor”

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk i bëri thirrje Izraelit që të ndalë sa më parë dhunën në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

“Izraeli duhet të riorganizojë urgjentisht politikën dhe veprimet e tij në Bregun Perëndimor në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që përfshinë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtës së jetës”, tha Türk përmes një deklarate me shkrim.

Ai tha se për përfundimin e dhunës në Bregun Perëndimor, duhet të përfundojë edhe pushtimi. “Këtë e dinë të gjithë njerëzit me pushtet politik tek të gjitha anët dhe ato duhet të ndërmarrin hapin e nevojshëm sa më parë për të realizuar këtë”, tha Türk.

Duke paralajmëruar se ngjarjet e dhunshme këtë javë në Bregun Perëndimor “ka rrezik të lartë që të dalin nga kontrolli” Türk kritikoi se “Vdekjet dhe dhuna e përjetuar kohët e fundit, kur bashkohen me retorikën nxitëse shërben vetëm për të tërhequr izraelitët dhe palestinezët më në thellësi të ferrit”.

– Izraeli përshkallëzon tensionet

Shtimi i bastisjeve dhe sulmeve të ushtrisë izraelite në ditët e fundit si dhe shkaktimi i vdekjeve të shumë palestinezëve në Bregun Perëndimor nën pushtim, ka përshkallëzuar tensionet në rajon.

Forcat izraelite të hënën kryen sulm në qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor, ku krahas shumë automjeteve të blinduara u përdorën edhe helikopterë të llojit “Apache”. Në sulm humbën jetën 7 palestinezë, 2 prej të cilëve fëmijë, ndërsa u plagosën të paktën 66 palestinezë. Në përleshjet e shënuara u plagosën 7 ushtarë izraelitë.

Pas sulmit të përgjakshëm në Jenin, dje u krye një sulm me armë në afërsi të një pike karburanti në Eli, vendbanimin e paligjshëm hebre në Bregun Perëndimor ku humbën jetën 4 kolonë hebrenj.

Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim jetojnë rreth 700 mijë kolonë hebrenj. Sipas ligjit ndërkombëtar, njësitë e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Me bastisjet e përgjakshme në Bregun Perëndimor dhe me sulmet ajrore që Izraeli ka ndërmarrë në Bregun Perëndimor nën pushtim, numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit e deri më tani ka arritur në 175.

Related posts

Hovenier për rastin në Shtërpcë: Jemi të tronditur, e dënojmë aktin

admin

Osmani ndan mirënjohje për studentët e Juridikut që dolën të tretët në garën prestigjioze

rezart morina

Grupi i Rezistencës Palestineze pretendon sulmet me raketa në jug të Izraelit

rezart morina