Kreu i formacionit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin deklaroi se situata në Bakhmut të rajonit ukrainas Donjeck është shumë e rëndë dhe se po vazhdojnë luftimet e ashpra mes forcave ruse dhe ukrainase, transmeton Anadolu.
“Situata në Bakhmut është e rëndë, shumë e rëndë. Kundërshtarët po luftojnë për çdo metër toke, ndërsa po afrohemi më afër qendrës, luftimet po bëhen më të ashpra”, ka thënë Prigozhin në një mesazh në Telegram.
Grupi Wagner merr pjesë në luftimet në lindje të Ukrainës, përfshirë Bakhmut-in, një qendër shumë e rëndësishme transporti përmes së cilit forcat ukrainase furnizohen me armë dhe pajisje ushtarake në Donbas.
Prigozhin tha se dislokon “rezerva të pakufishme”, por se pala ruse përparon përkundër rezistencës.
“Ecim përpara, do të vazhdojmë dhe nuk do të turpërojmë lavdinë e armëve ruse”, ka shtuar Prigozhin.