RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i “Wagner”-it, Prigozhin pretendon se kanë marrë nën kontroll qytetin ukrainas Bakhmut

kreu-i-“wagner”-it,-prigozhin-pretendon-se-kane-marre-nen-kontroll-qytetin-ukrainas-bakhmut

Themeluesi i kompanisë private ushtarake ruse “Wagner”, Yevgeny Prigozhin pretendon se kanë marrë nën kontroll të gjithë qytetin Bakhmut të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Prigozhin tha se në mesditë kanë marrë nën kontroll të gjithë qytetin Bakhmut.

“Wagner do të vazhdojë të qëndrojë në qytet deri më 25 maj”, tha Prigozhin duke shtuar se pas datës në fjalë kontrolli i Bakhmutit do t’i lihet ushtrisë ruse.

“Kemi marrë të gjithë qytetin. Kemi marrë çdo shtëpi, në këtë mënyrë askush nuk mund të na afrohet sërish për të shkëputur ndonjë pjesë”, tha Prigozhin.

Duke shpjeguar se operacioni për të marrë nën kontroll qytetin Bakhmut vazhdonte që nga 8 tetori 2022 e deri më tani, Prigozhin theksoi se krahas ushtrisë së Ukrainës kanë mbetur të detyruar të luftojnë edhe me “burokracinë”.

Prigozhin falënderoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për mbështetjen që ka dhënë.

Related posts

Të paktën 11 të vd’ekur nga shembja e urës në veriperëndim të Kinës

admin

FSK gjatë gjithë natës ndihmoi qytetarët, pamje nga operacionet në zonat e prekura

admin

Nikaragua: GJND të refuzojë përpjekjen e Gjermanisë për të mbyllur padinë për bashkëfajësi në gjenocidin në Gaza

admin