RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Lituanisë: Vendi është i përgatitur për kërcënimet ruse

kryeministri-i-lituanise:-vendi-eshte-i-pergatitur-per-kercenimet-ruse

Kryeministri i Lituanisë, Mindaugas Sinkevicius, i tha BBC-së se vendi i tij ka përgatitur plane evakuimi në përgjigje të kërcënimeve të mundshme nga Rusia, ndërsa theksoi se “nuk do të dorëzohemi” nëse vendi sulmohet, transmeton Anadolu.

Kryeministri Sinkevicius tha të martën se njerëzit në Lituani ndihen “vazhdimisht të kërcënuar” nga Rusia, pjesërisht për shkak të dronëve që hyjnë në hapësirën ajrore të vendit.

Ai tha se nëse Lituania do të sulmohej, “ne do të kundërpërgjigjemi… do të përfshihemi në luftë”. Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi se autoritetet kanë përgatitur plane për “një sërë skenarësh”, përfshirë planet për të zhvendosur pa probleme të moshuarit nga qytetet, duke shmangur bllokimet e mëdha të trafikut.

Lituania, anëtare e NATO-s, ndan kufi tokësor me enklavën ruse të Kaliningradit. “Po mendojmë për një sërë skenarësh, jo të gjithë po diskutohen shumë publikisht”, tha Sinkevicius.

“Përballemi me kërcënime konkrete, jo çdo ditë, por po i përjetojmë ato dhe kjo është një realitet i vërtetë për ne”, tha ai.

Sinkevicius tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për një “ndryshim në mentalitet” sa i përket qasjes së saj ndaj mbrojtjes, ndërsa pranoi se Lituania është “më pranë kufirit dhe më pranë (kërcënimit)”.

Komentet e tij vijnë vetëm një javë pasi pilotët e avionëve luftarakë të NATO-s rrëzuan një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Lituanisë.

Ndërsa origjina e dronit nuk është konfirmuar zyrtarisht, ministri lituanez i Mbrojtjes, Robertas Kaunas, i tha Newshour se ai kishte ardhur nga drejtimi i Bjellorusisë, e cila kufizohet me Lituaninë dhe është një aleate e ngushtë e Rusisë.

Related posts

Pentagoni amerikan planifikon të nis prodhimin e dronit kamikaz “Lucas” të përdorur gjatë sulmeve në Iran

admin

Numri i të vdekurve nga agresioni i pushtimit izraelit në Liban rritet në 2,576

Muhamet Ramadani

Osmani me ftesë të presidentit Pendarovski nesër fillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Ramadani