RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri indian Modi premton zhvillim ekonomik në 76-vjetorin e pavarësisë

kryeministri-indian-modi-premton-zhvillim-ekonomik-ne-76-vjetorin-e-pavaresise

Indi: Kryeministri Narendra Modi premtoi se do ta shndërronte ekonominë indiane në njërën prej tri më të fuqishmeve në botë brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Ai këtë zotim e bëri me rastin e shënimit të 76-vjetorit të pavarësimit të Indisë nga sundimi britanik.

Një vit më parë raporte të “S&P Global” dhe “Morgan Stanley” patën parashikuar se ekonomia e Indisë do të kapërcente atë të Japonisë dhe të Gjermanisë për t’u bërë e treta më e madhja në botë, deri në vitin 2030.

Ekonomia indiane prej 3.5 trilionë dollarësh e tejkaloi vitin e shkuar atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Modi me këtë rast e përsëriti edhe thirrjen për paqe në shtetin verilindor të Manipurit, në të cilin, si pasojë e luftimeve që shpërthyen prej muajsh, të vdekur kanë mbetur mbi 150 persona.

Modi theksoi se vendi qëndron përkrah popullit në Manipur dhe se zgjidhja mund të arrihet vetëm nëpërmjet paqes.

Për muaj të tërë kryeministri ka heshtur mbi konfliktin në Manipur. Kjo ka nxitur inicimin e një mocion të mosbesimit kundër qeverisë në Parlament.

Modi e shmangu rrëzimin nga posti me anë të mocionit gjatë javës së shkuar, pasi bëri thirrje për paqe në Manipur, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit.

India feston Ditën e Pavarësisë, një ditë pas fqinjit të saj, Pakistanit. /koha

Related posts

Lufta në Gaza/ Blinken, Abbas dhe ministrat arabë takohen në Riad

Muhamet Ramadani

Ndihma me ushqime për palestinezët mbërrin në Gaza, dërgesa e parë përmes detit

admin

Operacion policor në veri – gjenden armë, granata dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Muhamet Ramadani