RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuleba: Rusia ka vjedhur paqen e Evropës

kuleba:-rusia-ka-vjedhur-paqen-e-evropes

Rusia jo vetëm që ka vjedhur territorin në Ukrainë, por edhe paqen në Evropë dhe stabilitetin në botë, sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“[Rusia] ka shkatërruar parimet bazë të njerëzimit duke kryer mizori të papërshkrueshme”, shkroi Kuleba në një shkrim për edicionin e së dielës të së përditshmes gjermane ”Die Welt”.

”Asnjë paqe e vërtetë në rajon nuk do të ishte e mundur nëse Moska nuk mban përgjegjësi për të gjitha krimet e saj”, tha kryediplomati ukrainas.

”Shpresat për një shekull të 21-të paqeje u shuan herët”, shkruan Kuleba në artikull.

“Në vend të kësaj, Rusia na ka kthyer në një shekull të gjatë të 19-të të shënuar nga pushtimet koloniale”, shtoi ai.

“[Lufta në Ukrainë] ka treguar se siguria në rajon është e pandashme. Një kërcënim për një është një kërcënim për të gjithë”, sipas tij.

Kuleba hodhi poshtë thirrjet për negociata të shpejta midis Moskës dhe Kievit.

“Nëse ne duhet të bëjmë një gabim tani dhe të zgjedhim të shpërblejmë Putinin për agresionin e tij në çfarëdo forme, në vend që ta mposhtim atë si një mësim për të gjithë agresorët e tjerë të mundshëm, atëherë e ardhmja e Ukrainës, Evropës dhe mbarë botës do të jetë e rrezikuar”, tha ai.

”Paqja e vërtetë do të arrihet vetëm duke rivendosur kufirin e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”, përfundon Kuleba në një shkrim për edicionin e së dielës të së përditshmes gjermane ”Die Welt”. /atsh

Related posts

SHBA përshëndet përpjekjet e Turqisë për të bindur Rusinë që t’i kthehet marrëveshjes së drithërave

rezart morina

OKB bën thirrje për hetim “transparent dhe të besueshëm” për sulmin izraelit ndaj TRT Arabishtes

RTI

RMV: Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

admin