RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liderët e Azisë-Paqësorit thirrje për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

lideret-e-azise-paqesorit-thirrje-per-perfundimin-e-luftes-rusi-ukraine

Udhëheqësit e Azi-Paqësorit kërkuan t’i jepet fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) të mbajtur në Tajlandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e lëshuar nga krerët e APEC-ut vuri në dukje efektet negative të luftës Rusi-Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se shumë vende e kanë dënuar luftën në Ukrainë, duke theksuar se çështjet që lidhen me luftën dhe sigurinë mund të kenë “pasoja të rënda për ekonominë globale”.

Deklarata po ashtu thekson se lufta shkaktoi inflacion të thellë, pasiguri ushqimore dhe probleme në zinxhirin e furnizimit, duke cituar kërkesën e 2 marsit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: “Kërkohet që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Related posts

Papa Françesku mbërrin në Republikën Demokratike të Kongos

admin

Kinë, 19 të vdekur në një fatkeqësi të rëndë rrugore

admin

Armenia dhe Azerbajxhani do të mbajnë bisedime për paqe në Uashington

rezart morina