RTV AHIRETI
Lajme

Ligji për nënat surrogate në Shqipëri, Shehu: I shtyrë nga grupet kriminale, nëse miratohet do të pasohet nga ligji i martesave homoseksuale

ligji-per-nenat-surrogate-ne-shqiperi,-shehu:-i-shtyre-nga-grupet-kriminale,-nese-miratohet-do-te-pasohet-nga-ligji-i-martesave-homoseksuale

I deklaruar kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu shpreson që të kundërshtohet parimisht nga të gjithë dhe të mos dërgohet në parlament.

Në studion e Ditarit me Denisa Pashollin, ai ripërsëriti qëndrimin e tij, duke theksuar se pas këtij ligji qëndrojnë grupet kriminale mafioze brenda dhe jashtë vendit për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve dhe fetuseve me qëllim përfitimi.

“Ky nuk mund të jetë ligj teknik, se lidhet me konceptin e familjes, të drejtën dhe diskriminimin e gruas, së fetusit, të fëmijës, konceptet e prindit në tërësi që familja përbëhet nga nëna dhe babai dhe fëmijët dhe jo nga prindi 1, 2, lidhet me elementë socialë dhe ha debate politike. Nuk është teknikë mjekësore e thjeshtë”, tha Shehu.

 

“Është diçka që prek natyrën njerëzore, parimet bazë të familjes dhe për mendimin tim është hedhur e sponsorizuar për t’u përdorur nga grupe mafioze, për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve, fetuseve që shpërndahen. Është më e thellë se ana mjekësore. Së dyti ana mjekësore. Uterusi nuk është kasafortë bankare, është organ biologjik i rëndësishëm ku bëhet ndërlidhja midis fetusit e nënës që e ka në bark. Fëmija krijon afinitet të ndërsjellë, fëmija njeh zërin e nënës, e cila shprehet me lëvizjet e fëmijës rrahjet e zemrës fëmija njeh ambientin e jshtëm nëpërmjet nënës”, shtoi ai.

Sipas Shehut, të dy kolonat e këtij ligji nëna surrogato dhe lehtësimi i procedurave të aborteve, janë kriminale, në një kohë kur shoqëria shqiptare, sipas Shehut nuk e kërkon një gjë të tillë dhe Parlamenti Europian e cilëson kriminale.

 

The post Ligji për nënat surrogate në Shqipëri, Shehu: I shtyrë nga grupet kriminale, nëse miratohet do të pasohet nga ligji i martesave homoseksuale first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Forcat izraelite vrasin pesë palestinezë në një sulm në Xheriko

rezart morina

Avioni i gjashtë me ndihma i Arabisë Saudite arrin në zonat e goditura nga tërmeti

admin

Izraeli: Omani hap hapësirën ajrore për linjat ajrore izraelite

admin