RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi, të premten propozimi për shpërbërjen e Kuvendit

mali-i-zi,-te-premten-propozimi-per-shperberjen-e-kuvendit

Të premten do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, ku do të diskutohet propozimi për shpërbërjen e Kuvendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca u caktua nga kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviç me propozim të presidentit malazez Milo Gjukanoviç.

Gjukanoviç, në shpjegimin e propozimit, deklaroi se nuk janë plotësuar kushtet për t’i besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë liderit të Demos-it, Miodrag Lekiç.

Sipas tij, procesi konsultativ ka treguar qartë se nuk ka arsye që brenda afatit të paraparë me Kushtetutë të emërohet një mandatar, i cili do të siguronte mbështetje në Kuvend për përbërjen e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi.

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi pritet të fillojë të premten në orën 12:00.

Related posts

Këto janë vendimet që u morën në seancën e parë të Kuvendit të ri

admin

Shefi i OKB-së shpreh shqetësim për shpërfilljen e ligjit ndërkombëtar pas veprimit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë

admin

Jasharaj: Mosshpërndarja e teksteve mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit shkollor

admin