Numri i të vdekurve nga tërmeti masiv që goditi Marokun ka shkuar në 1 037, raportoi sot televizioni shtetëror maroken, duke cituar Ministrinë e Brendshme.
“Rreth 1 204 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë 721 me plagë të rënda, për shkak të tërmetit që goditi disa zona në Afrikën Veriore”, tha një zyrtar i ministrisë.
“Në provincën e Al Haouz-it, epiqendra e tërmetit, u raportuan 542 të vdekur”, sipas ministrisë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte me magnitudë 6,8 dhe goditi dje Marokun në orën 23:00.
Tërmeti ndodhi rreth 70 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, në një thellësi prej 18,5 kilometrash, sipas shërbimit. /atsh
BREAKING: Death toll from Morocco quake rises to over 1,000 as rescue efforts continue. Historic buildings in Marrakech damaged by the 6.8-magnitude tremor.#earthquake
pic.twitter.com/IumJZgyaZc— Chris & Ola (@ChrisandOla) September 9, 2023