RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Merkel: Ndoshta Putin po priste largimin tim për të pushtuar Ukrainën

merkel:-ndoshta-putin-po-priste-largimin-tim-per-te-pushtuar-ukrainen

Ish-Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vlerëson se ka mundësi që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte duke pritur që ajo të largohej nga pushteti për ta nisur pushtimin e Ukrainës.

“Mund të jetë që largimi im ka kontribuuar në këtë, sikurse edhe zgjedhjet në Francë dhe tërheqja e trupave nga Afganistani, si dhe ngecja e negociatave në Minsk”, ka thënë Merkel për RND.

Ajo ka treguar se ndikimi i saj mbi Putinin ishte zhdukur pak para se a përfundonte mandatin.

“Ishte e qartë se nuk do të isha në pushtet, kështu që më duhet ta pranoj se një sërë përpjekjesh vitin e fundit nuk jepnin fryt”. /klannews

Related posts

Vuçiq: Nuk nënshkruaj njohjen e Kosovës as de facto as de jure, jam betuar

admin

Ministri i Jashtëm polak akuzon: Starlinku i Musk-ut fiton para nga krimet e luftës

Muhamet Ramadani

Duroi 326 ditë në robëri, ushtria izraelite shpëton një peng që u rrëmbye nga Hamasi

admin