RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Spitalet në veri të Gazës janë jashtë shërbimit

ministria-e-shendetesise-ne-gaza:-spitalet-ne-veri-te-gazes-jane-jashte-sherbimit

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se spitalet në veri të Rripit të Gazës nën bllokadë janë jashtë shërbimit dhe se kanë vështirësi për vendosjen në funksion të një pjese të spitalit Al-Shifa, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, foli lidhur me situatën e spitaleve në Rripin e Gazës.

“Spitalet në veri të Gazës janë jashtë shërbimit dhe ndodhemi përballë me vështirësi për vendosjen në funksion të një pjese të spitalit Al-Shifa”, deklaroi Al-Qudra.

Duke theksuar se ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të vendosur në funksion spitalet në Rripin e Gazës pavarësisht të gjitha vështirësive, Al-Qudra bëri të ditur se spitali Nasser në Khan Younis është i mbushur plot me rreth 1 mijë të plagosur dhe se të plagosurit janë të shtrirë në tokë.

Related posts

Zelensky: Nuk ka paqe nëse nuk marrim kontrollin e Krimesë

rezart morina

Pas thatësirës së madhe, Spanja në alarm nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet

rezart morina

Osmani nënshkruan grantin milionësh me USAID-in

admin