Departamenti i Mjekëve pa Kufij (MSF) në Greqi ka deklaruar se Gaza po përjeton një ndëshkim kolektiv nga Izraeli, transmeton Anadolu.
Në një intervistë për transmetuesin publik “ERT”, zv/drejtori i departamentit, Achilleas Tzemos tha se filloi me akte të pabesueshme dhune dhe tani vazhdon me shënjestrimin dhe ndëshkimin kolektiv të të gjithë njerëzve që jetojnë në Gaza.
“Është ndërprerë energjia, nuk ka karburant, nuk ka ujë, nuk ka ushqim. Ky është një rrethim. Po flasim për një rrethim që godet përtej personave të armatosur”, tha Tzemos. Ai shtoi se infrastruktura shëndetësore në Gaza është shënjestruar me bombardime të spitaleve dhe ambulancave.
“Nuk e di nëse me apo pa dashje”, u shpreh ai. I pyetur për evakuimin e Gazës, Tzemos tha se lëvizja e rreth 1 milion njerëzve që jetojnë në zonë është jashtëzakonisht e vështirë.