Azerbajxhani nuk ka armiqësi ndaj banorëve me origjinë armene të Karabakut dhe do t’u sigurojë atyre lehtësim, siguroi presidenti i vendit Ilham Aliev disa orë pasi Baku përfundoi aktivitetet antiterroriste në rajon, transmeton Anadolu.
Azerbajxhani: Grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët, operacioni antiterrorist u ndal
“Popullsia armene në Karabak tani mund të marrë frymë të qetë. Ata janë qytetarët tanë. Ne nuk kemi armiqësi ndaj popullit armen. Ne i mbajmë përgjegjës ata që janë në krye të regjimit kriminal”, tha Aliyev në një fjalim televiziv drejtuar kombit.
Ai tha gjithashtu se procesi i çarmatimit dhe largimit të grupeve të armatosura ilegale armene nga pozicionet e tyre në Karabak është në progres.
“Të gjitha detyrat e caktuara (në Karabak) u kryen brenda një dite të vetme. Terroristët janë ndëshkuar. Sovraniteti i Azerbajxhanit është rivendosur në rajon”, shtoi ai.
Gjithashtu, presidenti Aliyev vlerësoi “kompetencën e papritur politike” të shfaqur nga Armenia dhe rëndësinë e saj në përfundimin e aktiviteteve antiterroriste.
The president of Azerbaijan Ilham Aliyev says the country has “restored its sovereignty” as a result of the military operation it launched Tuesday against Armenia over the disputed Nagorno-Karabakh region. #Azerbaijan #Armenia pic.twitter.com/oYaMKGnEqA
— WatchTower 环球瞭望台 (@WatchTowerGW) September 21, 2023