RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga sot hapet edhe një vendkalim kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

nga-sot-hapet-edhe-nje-vendkalim-kufitar-mes-kosoves-e-maqedonise-se-veriut

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.

Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve.

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Related posts

Japonia thirrje Izraelit të zbatojë vendimin e GJND-së

RTI

Vizitë e paparalajmëruar e Kurtit në Britaninë e Madhe

admin

Takimi i 18 marsit, të dërguarit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë: Mundësia për një të ardhme më të mirë është tani

rezart morina