RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ngarendja e Ramës drejt maleve, por pse s’flet më për “100 fshatrat”?

ngarendja-e-rames-drejt-maleve,-por-pse-s’flet-me-per-“100-fshatrat”?

Tjetër projekt i shpallur për Shqipërinë rurale të Veriut nën shuarje

Kryeministri Rama foli në podcast-in e tij “Flasim” për zhvillimet e fundit në kuadër të Paketës së Maleve, duke vënë theksin te një projekt i ri strategjik për veriun e vendit.

Ky është “Porta e Alpeve”, i cili sipas kryeministrit parashikon një investim masiv prej 100 milionë eurosh, në bashkëfinancim me Bankën Europiane të Investimeve, me synim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit malor dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonat veriore.

Ai theksoi se projekti synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, përmes përmirësimit të rrugëve, transportit, ujësjellësve dhe menaxhimit të ujërave të zeza, si dhe ndërhyrjeve në zhvillimin urban dhe restaurimin e trashëgimisë historike.

Gjithashtu, sipas Ramës, një element i rëndësishëm i projektit është ruajtja e zonave natyrore të paprekura, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

“Një shënim, i cili besoj ia vlen, sepse në këto javë, në këta muaj, po flitet për Paketën e Maleve. Natyrisht, kur them po flitet kam parasysh, jo vetëm çka themi ne për të informuar publikun dhe, mbi të gjitha, për të informuar ata, të cilët e shikojnë nga jashtë Shqipërisë dhe dëshirojnë që të investojnë kursimet e tyre në tokën e të parëve apo në rindërtimin e një shtëpie të vjetër të gjyshërve mes maleve, por edhe çfarë thuhet nga shumëkush që, si gjithmonë dhe për gjithçka, deformon, devijon e kështu me radhë. Por nuk është kjo përmbajtja e këtij shënimi, por është ajo çka i shtohet Paketës së Maleve si një projekt i quajtur ‘Porta e Alpeve’, që përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim masiv prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve, për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor.

Është një projekt për të cilin kemi punuar për një kohë të gjatë, që synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, padyshim duke krijuar aksese të lehta dhe të qëndrueshme gjatë gjithë vitit. Përfshihet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit, përfshihen investime në ujësjellës dhe menaxhimin e ujërave të zeza, si dhe ndërhyrje në zhvillimin urban dhe restaurimin e asaj trashëgimie të vyer historike që ka edhe në zonën e veriut.

Ndërkohë që, patjetër, nuk mund të ishte jashtë projektit edhe kujdesi për të siguruar, për të garantuar gjithë ato pjesë të mrekullueshme të natyrës që duhet të mbeten të paprekshme”, shtjelloi Rama.

Megjithatë, përvoja e deritanishme tregon se jo gjithçka ke ecur ashtu siç Rama e ka ideuar apo propoganduar.

Fjala vjen, nuk flitet më për “100 fshatrat”, shpallur me bujë para gati dhjetë vitesh, ku si zbatimi i parë qe Nivica në lartësitë e Kurveleshit në Tepelenë.

Deri më tani nuk ka asnjë bilanc, asnjë tregues nga qeveria se si ka shkuar ky projekt dhe çfarë është arritur në terren. /tesheshi

Related posts

Papa përmend banorët e Gazës që përballen me kushte të vështira dimërore në bekimin e parë të Krishtlindjeve

admin

Edi Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe

admin

Corbyn nga Mbretëria e Bashkuar bashkohet me delegacionin e Afrikës së Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid

Muhamet Ramadani