Një palestinez është vrarë sot nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu.
“Një palestinez i armatosur me thika dhe mjete shpërthyese të improvizuara depërtoi në fermën e zonës Dorot ku pronari i fermës e ndoqi dhe e neutralizoi atë”, tha ushtria.
Zona e fermës Dorot është një vendbanim i vendosur midis qyteteve Qalqilya dhe Salfit.
“Incidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, shtoi ushtria.
Autoriteti zyrtar izraelit i transmetimit tha se palestinezi u qëllua për vdekje nga një kolon.
Bregu Perëndimor po përjeton një përshkallëzim të ndjeshëm nga ushtria izraelite dhe kolonët që nga viti i kaluar.