Askush s’pipëtiu për gjenocidin izraelit që vijon në kushte marrëveshje armëpushimi
Me 106 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi ka miratuar në tërësi pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.
Projektligji parashikon që Shqipëria mund të kontribuojë me trupa në Gaza, me një numër maksimal deri në 40 ushtarakë.

Dërgimi i trupave në Gaza bëhet në kuadër të Forcës së Stabilitetit të krijuar nga Bordi i Paqes, nismë e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump.
Teorikisht ngjan me një inisiativë pozitive, por në terren gjërat janë ndryshe, shumë më ndryshe nga Iraku e Afganistani nën pushtimin amerikan ku trupa shqiptare shkuan aty në kuadër tëb NATO-s.
Gaza është tjetër gjë dhe nuk dihet nëse vërtet aty do vihet paqja në këtë formë, gjersa Izraeli vijon gjenocidin e tij dhe në kushtet e një marrëveshjeje armëpushimi, ku si gjithnjë i shkel ato hapur.
Sigurisht, as që pati diskutime të tilla nga ana e deputetëve, të frustruar tërësisht nga faktori izraelit që ka nisur të bëjë ligjin në Shqipëri. /tesheshi.com/

