Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se arsimi në mbarë botën ishte në krizë të thellë, ndërsa kërkoi që talebanët t’u jepnin vajzave akses falas në shkollë.
Pas pushtimit të talebanëve vitin e kaluar, shkollat për vajzat në Afganistan u mbyllën.
“Nga kjo platformë, u bëj thirrje autoriteteve në Afganistan: Të hiqen menjëherë të gjitha kufizimet për aksesin e vajzave në arsimin e mesëm”, tha Guterres gjatë një samiti arsimor të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Që nga kthimi në pushtet në gusht 2021, talebanët kanë penguar vajzat përtej klasës së gjashtë të arsimohen, duke nxitur një debat kombëtar dhe duke zhgënjyer miliona vajza.
“Ndalimi rrit rrezikun e margjinalizimit, dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit ndaj vajzave”, thuhet në një deklaratë të fundit të OKB-së.
“Mundësimi i vajzave për t’u kthyer në shkollë mund t’i japë shpresë popullit afgan”, tha OKB-ja, duke shprehur gjithashtu shqetësimin se vazhdimi i masave të tilla thellon krizën ekzistuese në vend.
Talibanët thanë se vajzat në shkollat e mesme do të lejohen të ndjekin mësimet përsëri nga klasa e 7-të e tutje, duke iu nënshtruar disa kushteve, duke përfshirë që vajzat duhet të mbajnë hixhabin islam dhe të mësohen nga mësuese femra në ndërtesa të veçanta.
Në fjalën e tij, Guterres theksoi se arsimi në mbarë botën është në një krizë të thellë, duke thënë se 70% e 10-vjeçarëve në vendet e varfra nuk janë në gjendje të lexojnë një tekst të thjeshtë. /atsh
It’s simple: Education systems today simply don’t make the grade.
At the #TransformingEducation Summit, I urged world leaders to find & support solutions to ensure everyone can learn, thrive & dream throughout their lives. pic.twitter.com/gv6lMBK5II
— António Guterres (@antonioguterres) September 19, 2022