RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Kriza në Sudan çon drejt urisë 1,5 milionë fëmijë të tjerë

okb:-kriza-ne-sudan-con-drejt-urise-1,5-milione-femije-te-tjere

Luftimet e Sudanit kërcënojnë të çojnë 1,5 milionë fëmijë në krizë urie deri në shtator, tha sot organizata e ndihmës “Save the Children”.

Sipas grupit të ndihmës, tashmë numërohen tetë milionë fëmijë të uritur në vendin e Afrikës Lindore.

“Kjo është një krizë e dëshpëruar, e tmerrshme për fëmijët. Po flasim për miliona individë që po dëbohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë gjithçka pas, duke ngrënë një vakt të varfër në ditë”, tha drejtori i “Save the Children” në Sudan, Arif Noor.

Organizata jofitimprurëse tha se numri i fëmijëve të uritur po rritet me 17 000 në ditë.

“Luftimet që shpërthyen në Sudan katër muaj më parë, kanë bërë gjithashtu që mbi 4,3 milionë banorë të largohen nga dhuna”, raportoi sot Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), në Gjenevë, ndërsa liderët humanitarë përsëritën thirrjen e tyre për paqe.

UNHCR tha se rreth 3,2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Sudanit, ndërsa 1,1 milionë të tjerë kanë ikur në shtetet fqinje.

Sipas shifrave paraprake nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 4 000 njerëz janë vrarë deri më tani, duke përfshirë qindra civilë. /atsh

Related posts

Guterres: Kambanat e alarmit për rrezikun e IA-së, shurdhuese

admin

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për situatën në Karabak

rezart morina

Holanda i jep leje Ukrainës të përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin rus: Nuk kemi vendosur kufizime për përdorimin e tyre nëse zbatohen ligjet e luftës

admin