RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Mbi 180 000 migrantë kaluan Mesdheun në 2023

okb:-mbi-180-000-migrante-kaluan-mesdheun-ne-2023

Rreth 186 000 persona kanë mbërritur tashmë në Evropë përmes Mesdheut këtë vit, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Rreth 130 000 refugjatë u regjistruan në Itali, një rritje prej 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Ruven Menikdiwela, drejtoreshë e zyrës së UNHCR-së në Nju Jork.

Ajo tha se më shumë se 2 500 persona ishin të zhdukur ose kishin vdekur që nga fillimi i vitit deri më 24 shtator.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi së fundmi më shumë se 2 700 të vdekur ose të zhdukur.

Menikdiwela tha se më shumë se 102 000 persona u përpoqën të kalonin Mesdheun nga Tunizia, një rritje prej 260% nga viti i kaluar.

Mbi 45 000 migrantë ishin përpjekur të kalonin nga Libia. Përveç Italisë, varkat kanë udhëtuar edhe në Greqi, Spanjë, Qipro dhe Maltë.

Rritja e mprehtë e numrit të migracionit ka shkaktuar kohët e fundit tensione brenda BE-së lidhur me masat për kufizimin e tyre. /atsh

Related posts

OKB: 45,000 gra dhe vajza u vranë nga familjarët e tyre më 2021

admin

Tronditen tregjet europiane, ndërsa luhatshmëria globale thellohet! Aksionet e naftës dhe gazit bien me 3.9%

admin

250 euro në muaj për adoptimim e 5 qenve endacakë

admin