RTV AHIRETI
Lajme

OKB shprehet e gatshme të mbikëqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë

okb-shprehet-e-gatshme-te-mbikeqyre-nje-armepushim-te-mundshem-ne-gaze

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë në mbikëqyrjen e një armëpushimi të mundshëm për ndalimin e luftimeve Izrael-Hamas në Gazë, por se është “jorealiste” të mendohet se agjencia botërore do të administrojë në mënyrë direkte territor ose do të sigurojë një forcë paqeruajtëse.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press ai tha se “OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim”, por se nuk besonte se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë për OKB-në.

Ndërsa luftimet vazhdojnë prej 11 muajsh, Izraeli akuzoi një numër të vogël punonjësish të OKB-së se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, që çoi në nisjen e konfliktit.

Kombet e Bashkuara kanë mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948.

Guterres tha se oferta për të mbikëqyrur armëpushimin “ishte një nga mundësitë që është vënë në tryezë”.

 

The post OKB shprehet e gatshme të mbikëqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rritet në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI

Kryeministri i Izraelit Yair Lapid uron Benjamin Netanyahun për fitoren në zgjedhje

admin

Presidenti Erdoğan mbërrin në Republikën Turke të Qipros Veriore

admin