RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani-Lajçakut: Është urgjente zbardhja e fatit të të pagjeturve

osmani-lajcakut:-eshte-urgjente-zbardhja-e-fatit-te-te-pagjeturve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Sipas një komunikate për media, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut në Bruksel, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Presidentja foli për angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke përçuar synimin e qartë të institucioneve tona që procesi të jetë i përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Presidentja Osmani theksoi se marrëveshja mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë është hap pozitiv në këtë aspekt, duke përmendur se zbatimi është shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se Osmani ritheksoi urgjencën për progres në marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë, e cila mbetet plagë e thellë në shoqërinë tonë. Tutje ajo ka folur edhe mbi nevojën për të pasur një mekanizëm të qartë zbatimi duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.

“Osmani dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak kanë folur edhe për procesin e stërvonuar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, dhe nevojën për të ecur përpara urgjentisht, duke qenë se ky proces është i një rëndësie të madhe për kredibilitetin e BE-së në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatën e dërguar mediave.

Related posts

Antidroga me aksion të gjerë në Gjilan, arrestohen katër persona

admin

Greqia në pritje të 42 gradëve Celsius dhe zjarreve

admin

Gaza: Një tjetër raund i lirimit të robërve pritet sot

rezart morina