RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë

osmani-pranoi-letrat-kredenciale-nga-ambasadori-i-ri-i-turqise

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Në takim me ambasadorin e ri të Turqisë, Presidentja Osmani ka biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve tona, ndërsa ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës që raportet bilaterale dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare të intensifikohen edhe më tej.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, presidentja Osmani ka folur edhe për tërmetet shkatërruese në Turqi, të cilat kanë shkaktuar mijëra viktima dhe në këtë kontekst ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin e Turqisë në këtë kohë sfiduese, teksa institucionet kosovare vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e autoriteteve turke për t’i tejkaluar pasojat e kësaj tragjedie.

Me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm. Në temën e zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.

Ndër të tjera, ambasadori Angılı ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Related posts

Osmani: Nëse nuk ndryshojmë kushtetutën, na ikë Shqipëria, mbesin me Kosovën dhe Bosnjën

admin

Bislimi: Pati plan ruso-serb për djegien e pikës kufitare në Jarinjë

admin

Presidentja e KE-së, Von der Leyen do të vizitojë Kievin

admin