Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës.
“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL-të UÇK-së”, tha Kupina.
Ndryshe ky takim është kërkuar nga veteranët e UÇK-së, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë kategorisë në Ligjin për pagën minimale.
Kurse, shoqëria civile së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike protestuan gjatë së shtunës së kaluar para ndërtesës së Qeverisë, rreth këtyre pakënaqësive.