Pakistani po feston 75-vjetorin e pavarësisë me ceremoni zyrtare në të gjitha qytetet kryesore. Në Karaçi, ceremonia zyrtare u mbajt në mauzoleumin e Muhamed Ali Xhinasë, themeluesit të kombit.
Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Sindit, Agha Siraj Durrani, dhe kryeministri i Sindit, Murad Ali Shah, vendosën një kurorë me lule në varrin e Xhinaësë dhe ngritën flamurin kombëtar. Muradi shprehu solidaritetin me Kashmirin që ka mbetur nën sundimin indian.
“Sot nuk duhet t’i harrojmë vëllezërit dhe motrat tona nga Kashmiri që jetojnë nën sundimin barbar të Indisë. Ne mbetemi të vendosur për lirinë e tyre”, tha ai. Vendi arriti pavarësinë dhe u shpall shtet sovran pas përfundimit të sundimit britanik në vitin 1947. /koha