RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku thirrje Putinit: Jepi fund dhunës dhe vdekjeve

papa-francesku-thirrje-putinit:-jepi-fund-dhunes-dhe-vdekjeve

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund një spirales së dhunës dhe vdekjeve.

Ai bëri thirrjen e tij më të fortë deri më tani për luftën që është në muajin e shtatë, teksa iu drejtua publikut në sheshin e Shën Pjetrit.

Papa Françesku shtoi se është absurde që bota po përballet me një kërcënim bërthamor mbi Ukrainën.

Komentet e tij pasojnë komentet e fundit të bëra nga presidenti rus, i cili paralajmëroi Perëndimin se ai nuk po bënte bllof dhe se do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion nëse territori rus kërcënohet.

Shqetësimet për luftën u rritën të premten, kur Putin aneksoi katër rajone në Ukrainë, pas referendumeve të denoncuara nga Perëndimi si shkelje e ligjit ndërkombëtar. /abcnews

Related posts

Kryeministri i Japonisë, Kishida njofton se do të japë dorëheqje

admin

Evropa duhet të përgatitet, Rusia mund të ndërpresë plotësisht gazin

admin

Mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik mund të marrin deri në 1800 euro pagë

admin