RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas votës në OKB, Netanyahu kërkon dëbimin e Hamasit nga rajoni

pas-votes-ne-okb,-netanyahu-kerkon-debimin-e-hamasit-nga-rajoni

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar të martën dëbimin e Hamasit nga rajoni, një ditë pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të planit të presidentit Donald Trump për mbarimin e luftës, i cili ofron amnisti për grupin militant palestinez.

Netanyahu kishte mbështetur publikisht planin gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë në fund të shtatorit. Megjithatë, deklaratat e tij të fundit tregojnë se ekzistojnë dallime me Shtetet e Bashkuara për mënyrën e zbatimit të tij. Hamasi gjithashtu ka kundërshtuar disa pjesë të planit.

Në një seri postimesh në X pas votës në OKB, Netanyahu shkroi se qeveria izraelite beson se plani do të sjellë paqe dhe prosperitet, duke kërkuar “demilitarizimin, çarmatimin dhe deradikalizimin e plotë të Gazës”. Ai shtoi: “Izraeli i shtrinë dorën për paqe dhe prosperitet të gjithë fqinjëve tanë” dhe ftoi vendet fqinje të “bashkohen me ne për dëbimin e Hamasit dhe mbështetësve të tij nga rajoni.”

Një zëdhënës i kryeministrit sqaroi se me dëbimin e Hamasit kuptohet “sigurimi që Hamasi nuk ka asnjë rol në Gaza sipas planit me 20 pika dhe nuk ka aftësi të qeverisë njerëzit palestinezë brenda Rripit të Gazës.”

Megjithatë, plani i Trump nuk kërkon shprehimisht dëbimin e Hamasit. Ai parashikon se anëtarët e Hamasit “që angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe dorëzimin e armëve do të përfitojnë amnisti” dhe ata që dëshirojnë të largohen mund të marrin rrugë të sigurt drejt vendeve të treta. Po ashtu, plani parashikon që Hamasi të mos ketë rol në qeverisjen e Gazës, por nuk kërkon shpërbërjen ose largimin e grupit.

Rezoluta e OKB-së autorizon një forcë ndërkombëtare që, sipas planit të Trump, do të vendoset përkohësisht në Gaza për stabilizimin e territorit, dhe vendet anëtare mund të bëhen pjesë e një “Bordi të Paqes” që do të mbikëqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike. Hamasi ka kritikuar rezolutën duke thënë se nuk respekton “të drejtat politike dhe humanitare” të popullit palestinez dhe paralajmëruar se çdo forcë ndërkombëtare duhet të veprojë vetëm përgjatë kufijve të Gazës për të monitoruar armëpushimin.

Që nga 10 tetori, një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi si pjesë e planit me faza të Trump. Izraeli ka tërhequr pjesërisht forcat e tij, por ende kontrollon 53% të Gazës, dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje.

Banorë palestinezë të zhvendosur, si biznesmeni Abu Abdallah, thonë se do të mbështesin vendosjen e forcave ndërkombëtare nëse kjo do të nënkuptonte tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite, duke shtuar: “Hamasi nuk mund të vendosë për fatin tonë vetëm, por nuk duam të zëvendësojmë një pushtim, Izraelin, me një pushtim tjetër ndërkombëtar.” /mesazhi

Related posts

BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë një palestinez pranë Jeninit

admin

KEDS: Erërat e forta dëmtuan përçues dhe shtylla elektrike në disa vende

admin