Zoti s’mund t’u japë sukses arrogantëve në pushtet me defiçencë virtyrtesh që atdheun e dorëzojnë në duar gjakatarësh
I pafuqishëm t’i provojë popullit që udhëheq virtytet e një udhëheqësi me plot merita, ku mjafton vetëm arrogance e pashërrueshme e tij që Zoti të mos i mundësojë sukses në asgjë që bën, tashmë nën një urrejtje të dukshme e masive për mënyrën si ka qeverisur e si qeveris, Ramës nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të përbetohet me fjalë, pa mundur të vërtetojë në realitet ato që thotë.
Nga Rinasi, në një vetëherozim të pagëlltitshëm, ai deklaroi se kurrë nuk ka prekur paratë e shqiptarëve për sa ka ushtruar pushtet.
“…Një provë të vetme, që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes sonë, dhënë në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk e nxjerrin dot kurrë. Sepse nuk ka lindur akoma ai lloj fenomeni”.
Po, kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk mund të shërbejë kurrë si alibi kur sheh si fryma e pushtetit të tij ka qenë pikërisht korrupsioni në çdo qelizë të shtetit, shtoi dhe një kriminalizim të frikshëm të ekonomisë ku të fortët pos që u trimëruan me ardhjen e tij në pushtet, por korrën dhe para në vite.
“E përsëris, unë mund të kem fajet e mia me siguri, nuk jam ëngjëll e as i pagabueshëm nuk jam jo e jo. Por faji që me siguri absolute nuk kam bërë kurrë, është që të tregtoj për para a për prona, pushtetin që shqiptarëve ua kam kërkuar për të rilindur Tiranën e pastaj edhe Shqipërinë”, tha ai. Por në fund këto janë betëm pohime, deklarime. Realiteti ka gjuhën e tij, ka treguesit e tij. Dhe ato që shprehë realiteti nuk sfidohen dot nga pohime të tilla.
Rama erdhi në pushtet me premtime edhe për ta moralizuar politikën, shtetin dhe shoqërinë, por e ka degraduar atë edhe më keq. Te ai sot nuk ka asnjë tipar moral për të cilin të duatrokitur në popull. Ndaj dhe përdor karta si ajo e “Shqipërisë në BE”, si kamuflim retorik i një dështimi katastrofik në qeverisje. Shqiptarët nuk kanë kërkuar anëtarësim në BE kur i kanë dhënë votën, pasi më herët Shqipëria ishte futur në NATO dhe kishte liberalizuar vizat. Shqiptarët e votuan për premtimet e shërimit të plagëve që e mundonin këtë vend, të cilat sot janë tumoriale, me rrezikun që ta vdesin krejt. A nuk është shpopullimi shenjë e kësaj vdekjeje? A nuk është gjithashtu izraelizimi i Shqipërisë tregues i shuarjes së saj nën një invazion të dukshëm sionist në Ballkan?
Rama real, është apo jo dakort, i pëlqen apo nuk i pëlqen, është te memet fantastike e plot fantazi të protestave të qershorit. Aty është historia(e mbrapshtë) që po shkruan ai për veten! /tesheshi

